Shqipëri

Shqipëri, 152 raste të reja dhe 3 të vdekur nga COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 152 raste të reja

Në Shqipëri janë regjistruar 152 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 14.117 dhe numri i të vdekurve në 392.

Në orët e fundit janë shëruar 194 pacientë duke e rritur në 8.536 numrin e të shëruarve në vend që nga fillimi i pandemisë dhe numri i rasteve aktive aktualisht është 5.189.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 200 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri vijojnë testimet dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 91.146 testime për personat e dyshuar me koronavirus.