Shqipëri

Shqipëri, 15 të vdekur dhe 787 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur dhe 787 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 51.424 dhe numri i të vdekurve në 1.055.

Në orët e fundit janë shëruar 517 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 26.898, dhe raste aktive janë 23.471.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.745 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 231.897 testime për personat e dyshuar me koronavirus.