Shqipëri

Shqipëri, 15 të vdekur dhe 1.039 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistru

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 të vdekur dhe 1.039 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 101.285 dhe numri i të vdekurve në 1.681

Në 24 orët e fundit janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 64.318 dhe raste aktive janë 35.286.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.258 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 443.748 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, në vend vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 dhe sipas njoftimit të ministrisë që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6.728 vaksina.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në seancën parlamentare tha se do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 8.190 dozave të tjera vaksinës nga kontrata me kompaninë Pfizer, për të vijuar procesin e vaksinimit.