Shqipëri

Shqipëri, 15 të vdekur dhe 1.021 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistru

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 15 të vdekur dhe 1.021 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 102.306 dhe numri i të vdekurve në 1.696.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 65.403, ndërkohë raste aktive me COVID-19 janë 35.207.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.998 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 447.746 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e personelit shëndetësor në qendrën e vaksinimin në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Sipas saj, po intensifikohen ritmet e vaksinimit, me qëllim përmbylljen sa më parë të vaksinimit për punonjësit e shëndetësisë.

Ministrja Manastirliu ka deklaruar se procesi i vaksinimit po kryhet nga një ekip i trajnuar sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë.