Shqipëri

Shqipëri, 13 viktima dhe 737 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 737 raste të reja

Në Shqipëri janë regjistruar 737 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 13 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 32.196 dhe numri i të vdekurve në 685, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e rritur në 15.469 numrin e të shëruarve në vend, ndërsa raste aktive aktualisht janë 16.042.

Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 443 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 170.764 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.