Shqipëri

Shqipëri, 11 të vdekur dhe mbi 300 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistru

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të vdekur dhe 303 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 121.847, prej të cilëve 2.156 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86.497, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 33.194.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.174 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 536.963 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51.690 vaksina për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, ka miratuar një akt normativ me qëllim furnizimin edhe me vaksinën Coronavac të prodhuar në Kinë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 90 mijë vaksina kundër COVID-19 nga kontrata me kompania Pfizer, vaksinat Astra Zeneca nga mekanizmi COVAX dhe vaksina ruse Sputnik V, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).