Showbiz

Shqetësuese: Pesë të vdekur nga coronavirusi sot në Kosovë

Dyshohet se pesë persona kanë vdekur sot nga co

Dyshohet se pesë persona kanë vdekur sot nga coronavirusi, për katër prej tyre është konfirmuar.

Burime të KOHA thonë se betejën me coronavirus e kanë humbur edhe pesë persona të tjerë duke e dërguar numrin e viktimave në 71 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Dyshohet se të gjithë viktimat kanë përdorur maskën e njëjtë të asistimit për frymëmarrje.

Në ora 13:00 është takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore.

Ministri, Armend Zemaj sapo është larguar nga Klinika Infektive ku ishte bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. /Insajderi.com/