Sport

Shpresat e Kosovës mposhten 3:0 nga Turqia

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll ka pësuar 3:0 sonte nga Turqia në ndeshjen e zhvilluar në Samsun.

Ndeshja i takoi eliminatoreve për Evropianin U-21 të vitit të ardhshëm.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Halil Devrisoglu (21’), Guven Yalcin (32’ penallti) dhe Berat Ozdemir (64’) realizuan golat për Turqinë.

Kosova mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 31-të pasi u përjashtua me dy kartonë të verdhë Leonat Vitija.

Kosova ka përfunduar në pozitën e pestë në Grupin 3 të eliminatoreve me nëntë pikë. E ka lënë prapa vetëm Andorrën.