Lajme

Shpëtimi i Alvinit, Gjinishi: Prania e Lleshit s’ka qenë e nevojshme

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqipta

Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, studiuesi Ermir Gjinishi foli mbrëmjen e sotme në “Opinion” për shpëtimin e të miturit, Alvin Berisha nga kampi i Al-Hol në Siri. Ai tha se lajmi për nisjen e operacionit ka dalë në mediat arabe që më 31 Tetor, të cilat konsiderojnë Presidentin e Republikës si personin që ka qenë në dijeni dhe në ndjekje të operacionit. Sipas Gjinishit, prania e Ministrisë së Brendshme nuk ka qenë fare e nevojshme.

“Ajo që është thënë sot në mediat shqiptare që forcat speciale shqiptare kanë marrë pjesë në operacion nuk është i vërtetë. Pala shqiptare ose ministri jonë deri sot nuk ka pasur informacion. Kontakti i ministrit Lleshaj ka qenë vetëm me autoritetet e ambasadës italiane në Bejrut sepse nuk ka qenë e nevojshme që ministri të përfshihet në operacion”, tha ai.

Sipas Gjinishit, Shqipëria duhet të asistonte vetëm me letra udhëtimi.

“Lajmi në mediat ndërkombëtare është dhënë që më 31 Tetor. Ka afro një javë që është bërë e ditur në lajmet ndërkombëtare arabe për fillimin e operacionit për kthimin në shtëpi të Alvinit. Unë kam një nga gazetat egjiptiane, e cila njofton më 31 Tetor fillimin e operacioni nga Shipëria në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare për marrjen nga Al Hol të Alvinit. Presidenti i Republikës cilësohet në lajmet në gjuhë arabe si dijenia dhe ndjekja e këtij operacioni. Ministri i Brendshëm ka ndenjur gjithë kohës në Bjerut. Nuk e ka kaluar fare kufirin. Nuk ka qenë fare e nevojshme të përfshihet Ministria e Brendshme sepse pala shqiptare duhet të asistonte vetëm për letrat e udhëtimit, për të bërë të mundur kalimin e Alvinit nga Bejruti në Itali. Letrat e udhëtimit i ka përgatitur ambasada jonë në Egjipt. Kjo ka qenë e vetmja asistencë e palës shqiptare.

Duhet të jemi të rezervuar sepse atje nuk ishte vetëm Alvini… janë 27 fëmijë të tjerë shqiptarë në Siri. Ka disa fëmijë që kanë lindur në Siri. Ky është problemi i madh që do merret direkt shteti shqiptar.
Gjinishi tregoi të gjithë rrugën që është ndjekur për shpëtimin e Alvinit. Gjinishi deklaroi se lajmi që forcat speciale shqiptare kanë marrë pjesë në operacion nuk është i vërtetë”.

Operacioni i shpëtimit

Gjinishi: “Para 4 ditësh, djali është transportuar në Qamishli. Është një qytet i afërt. Ka qenë baza më e afërt e sigurtë. Aty ka qenë nën mbikëqyrje e Ali Mënsurit, i cili është kryetari i Gjysmë Hënës në Qamishli. Vetëm dje ka mbërritur në Damask, që tregon se rruga ka qenë shumë e vështirë. Kjo zonë është e pasigurtë. Jo vetëm që nuk kontrollohet, por ka shumë grupe terroriste që vazhdojnë, kanë kontrollin e tyre. Nuk është se dominojnë gjatë gjithë kohës. Janë mbetje të ISIS-it. Është transportuar në Damask dje. E vërteta është që deri dje nuk ka pasur asnjë nga palët dijeni. Dje për herë të parë është njoftuar Françesko Roka, kryetari i Kryqit të Kuq ndërkombëtar në rajon. Ka qenë Khalid Behati bashkë me autoritetet siriane, ia kanë dorëzuar sot në kufi, Françesko Rokas. As ky nuk e ka kaluar kufirin. Ka qenë një operacion i fshehtë. Edhe babai i Alvinit është lajmëruar që mbrëmë. Në momentin që djali ka kaluar kufirin është çdo gjë e sigurtë”.


Etiketa: , , , ,