Sport

Shpëtim Duro konfirmohet edhe për sezonin tjetër te Laçi

Laçi, pas nënshkrimit të kontratave të reja me

Laçi, pas nënshkrimit të kontratave të reja me Rudolf Turkajn dhe Mario Dajsinanin, ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.



Drejtuesit e kurbinasve kanë nënshkruar një marrëveshje të re me trajnerin Shpëtim Duro, i cili u rikthye para pak javësh në krye të skuadrës.

Laçi i sezonit të ardhshëm do të nisë pikërisht nga Duro, i cili do të ketë mundësinë të ndërtojë skuadrën dhe të tentojë vitin tjetër, pse jo, titullin kampion.

Sigurisht objektiv është edhe kalimi i sa më shumë tureve në Conference League. Vjet kurbinasit u ndalën në turin e tretë nga gjiganti belg, Anderlecht.