Lajme

Shpërthen Paulin Sterkaj: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera

Edi Rama tentoi sërish sot të ulë gjakrat me

Edi Rama tentoi sërish sot të ulë gjakrat mes socialistëve të Shkodrës por pa rezultat. Prej gushtit kur ai shkarkoi në mënyrë demonstrative të gjithë drejtorët nuk ka mundur të caktojë drejtorët e rinj.

Dhe jo vetëm kaq, dy ditë më parë u shkri gjithë struktura e Partisë Socialiste në Shkodër.

Sot në selinë qendrore të PS-së në Tiranë u zhvillua një tjetër mbledhje ku merrnin pjesë deputetë, dhe funksionarë partie, në drejtimin e kryesocialistit Edi Rama. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura u thanë gazetarëve se më i ashpri ka qenë deputeti Paulin Sterkaj.

Sterkaj mësohet se është shprehur “emerimet në Shkoder jane kthyer ne tendera politik. Secili dergon emrat e vet, per nje drejtori 7 lista”.

Rama është përgjigjur: Nuk është e vertete, por meqëse ju nuk i dhate drejtim, tani do te merrem vete me kete pune. Të hënën do kemi mbledhje e posacme vetem per Shkodren, aty vendosim cdo gje”.

PS-ja në Shkodër ka shkrirë të gjitha strukturat, pas ankesave të shumë anëtarëve për katapultimin e personave jashtë partisë. Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, duke folur pas takimit me dyer të mbyllura, pranoi faktin se kishte pasur debate, duke e cilësuar këtë si një konflikt personal të disa individëve. Disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër kanë shprehur ankesa për mungesën e vëmendjes nga PS-ja në qendër, duke theksuar se në pozicione drejtuese në qytetin verilindor po emërohen persona nga Tirana pa asnjë kontribut.

*Foto: Socialistet duke dale nga mbledhja