Lajme

Shpërfillin qytetet tjera, por ndalja e rrymës në Prishtinë mobilizon Qeverinë

Reagimet e qytetarëve pas ndërprerjes së rrymës në disa lagje të Prishtinës ka bërë që qeveria të mobilizohet për ta parë problemi nga afër.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka më shumë se 15 orë pa energji elektrike.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet që ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike.

“Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë. Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti.

Pas reagimit të Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka zgjedhur të dal në teren për të parë prej afër punimet që po zhvillohen nga KEDS.

Tahiri ka bërë të ditur se ekipet e KOSTT janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme

“Sapo përfundova një vizitë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku pash nga afër angazhimin e punëtorëve të KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët së bashku me ekipet e KOSTT-it janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme”

“Atje, ekipet më njoftuan që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”, ka shkruar Tahiri./Insajderi.org