Kosovë

Shpend Ahmeti: Nga 50 euro për qytetarët e infektuar në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka propozuar që çdo qytetarë i Prishtinës që gjendet në listat e IKSHPK-së e që është pozitiv me virusin Covid-19 të shpërblehet me 50 euro për ilaçe, raporton Gazeta Express.

Ai ka njoftuar se këtë propozim së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kuvendin Komunal për aprovim.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.