Qendrat e masazhit arsye t’i gëzohen vendimit të Komunës së Prishtinës për të ndihmuar bizneset në kohë pandemie. Kjo për arsye se Shpend Ahmeti është treguar dorëlirë edhe me këtë kategori të bizneseve. Së paku, sipas listës zyrtare të publikuar, figurojnë se disa qendra të masazhit që kanë përfituar nga 600 euro deri në 1 mijë e 300 euro ndihmë nga Komuna e Prishtinës, njofton 24-ore.info
Në total, sipas një përllogaritjeje, 15 mijë e 150 euro janë ndarë për trembëdhjetë qendra të masazheve.
I pari i Komunës së Prishtinës kishte bërë të ditur se fondet hanë ndarë nga buxheti i Komunës ndërsa lista e publikuar dhe përfituesit i ishin përcjellë Thesarit të Ksoovës.
Në total, sipas të dhënave kanë përfituar 4941 biznese, prej të cilave 1976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2965 biznese te vogla me nga 1300€./24-ore.info
Lista e plotë e përfituesve