Lajme

Shokohet gruaja nga Vushtrria, e gjen familjarin të vdekur në pusetë

Një grua e ka gjetur familjarin e saj të vdekur në një pusetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Rr. 22-Maj, Vushtrri 05.03.2021-11:17. Dëshmitarja femër kosovar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjet të përmbysur në një pusetë familjarin e saj viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në IML.