Maqedoni

Shkup, vazhdojnë dorëheqjet e infermiereve në Klinikën Infektive

Alsat mëson se edhe një infermiere ka vendosur

Alsat mëson se edhe një infermiere ka vendosur ta braktisë Klinikën Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për infermieren Irena Popkoçeva, e cila nuk deshi që përmes telefonit të japë komente për vendimin e saj. Megjithatë mësohet se edhe disa kolege të saj në repartin e pacientëve me CoVid-19 në Klinikën Infektive janë në prag të dorëzimit. Përkundër presioneve për mos të publikuar situatën brenda klinikës, një infermiere iu drejtua Alsatit. Ajo në kushte anonimiteti flet për problemet e shumta.

 Si numër u zvogëluam, duke pasur parasysh se nuk kemi shfrytëzuar as pushimet vjetore u bë situata e padurueshme si mes kolegëve ashtu edhe ne raport me mjekët. Që të përkeqësohet gjendja edhe më tej, çdo shkuarje ne punë ishte nën stres, me mobing, me fyerje, sjellje të pahijshme madje edhe prej disa pacientëve”-pohon Infermierja nga Klinika Infektive.

Disa prej infermiereve madje thonë se kanë qenë të infektuara nga kontakti direkt me pacientët për të cilët kujdesen nga 8 orë në ditë. Përveç pasojave shëndetësore, ankohen edhe për pasoja psikike.

Reklamo bizensin tuaj ketu

 Këto përjetime tani më kanë filluar të na shkatërrojnë psikikisht të 90% të infermiereve. Ne paratë që marrim nga kujdestaritë duhet t’i shpenzojmë për larje dhe dezinfektime në shtëpi. Ndërsa ka raste ku punojnë dy persona nga e njëjta familje do të thotë të gjitha shpenzimet i bëjmë për të ruajtur shëndetin tonë, duke blerë shampo e dezinfektues”, thotë një infermiere anonime nga Klinika Infektive.

Pas dorëheqjes se tri infermiereve javës që shkoi, infermieret ankohen se vetëm nga dy prej tyre kujdestarojnë në gjithë repartin, duke iu dhënë terapinë pacientëve dhe të gjitha trajtimet e tjera. Infermieret e Klinikës Infektive kërkojnë që për të vazhduar betejën kundër pandemisë duhen përmirësime urgjente të kushteve të punës.

 Adnan Qaili