Maqedoni

Shkup, tre të lënduar nga 10 aksidente në 24 orë

Një çiklist dhe dy këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona lëndime të lehta në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në zonën e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut sipas të dhënave të SPB- Shkup ka përjashtuar 13 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë shoferë të cilët kanë vozitur në ndikimin e alkoolit, 12 shoferë para se të pajisen më të drejtën e drejtimit të automjetit, një shofer fillestar, 12 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për mbingarkesë.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 78 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 74 automjete.

Është evidentuar edhe një këmbësorë i cili ka kaluar rrugën jashtë kalimit këmbësorik, një këmbësorë ka kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit, tetë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy shoferë për rreshtim jo të rregullt, tre shoferë për parakalim të parregullt, dy shoferë të cilët nuk janë dhënë leje për kalim të automjetit në zonën e udhëkryqit, një shofer për mospërdorim të kapelës mbrojtëse, 13 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 13 shoferë për shfrytëzim të celularit gjatë vozitjes së automjetit.

Loading…