Maqedoni

Shkup, policia sanksionon 258 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gja

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit (25.12.2020) vetëm në territorin e Shkupit janë sanksionuar 258 shoferë. 16 sanskione janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi, 9 për mosbjatje të rrypit të sigurisë, 19 për makina teknikisht të parregullta, 14 për përdorim të telefonit mobil gjatë vozitjes.

MPB shton se janë vendosur 8 gjoba për kalim në semafor të kuq. Gjithsej 84 gjoba janë vendosur për parkim të parregullt, ndërsa me karrotec janë tërhequr 76 makina. Për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar 23 gjoba.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe njëherë apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

The post Shkup, policia sanksionon 258 shoferë appeared first on Alsat.