Kronika e Zezë

Shkup: 210 shkelje të rregullave në trafik, 41 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të brendshme gjatë ditës së

Ministria për Punë të brendshme gjatë ditës së djeshme (25.04.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me ç’rast vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 210 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre: 41 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar edhe 3 sanksione për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 19 gjoba për motoçiklistët, 3 gjoba për vozitës fillestar dhe 6 të tjera për parkim të parregullt.