Kronika e Zezë

Shkup, 202 gjoba për shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (30.11.2020) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik dhe me këtë rast vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 202 shkelje, mes të cilave 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 65 për parkim të parregullt, 49 makina janë marrë nga karrotreci, ndërkohë që janë gjobitur edhe 21 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.