Maqedoni

Shkup, 165 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë orëve të fundit në territorin e Shkupit janë shqiptuar 165 gjoba, në mesin e të cilave 28 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik, 21 për vozitje pa patentë shoferi, 10 për vozitje nën ndikim të alkoolit, transmeton Alsat. 12 sanksione janë vendosur për përdorim të telefonit mobil, tre për kalim në semafor të mbyllur. katër për mospërdorim të rripit të sigurimit. Pesë gjoba janë vendosur për mos respektim të këmbësorëve, si dhe 50 për parkim të paligjshëm.

The post Shkup, 165 gjoba gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Alsat.