Maqedoni

Shkrumbohet nga zjarri edhe një veturë në Shtip

Në Shtip, herët në mëngjes në ora 05:40 minuta në rrugën “Sremski Front”, në një parking është shkrumbuar nga zjarri një makinë, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht.

Emir Çavirov pronar i veturës “mercedes”, thotë se ekipi i zjarrfikësve ka arritur në kohë, megjithatë vetura është djegur aq shpejtë saqë zjarrfikësit nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë. Megjithatë ai shprehet se nuk ka armiq dhe nuk e di shkakun e djegies së makinës.

“Pres që policia t’i gjej aktorët e kësaj vepre. Kësaj radhe është makina, ndërsa në ndonjë ditë mund të kemi dhe viktima”, shprehet Emir Çavirov, pronar i makinës së djegur.

Loading…