Sport

Shkruhet historia në Beograd: Abakarov ‘imiton’ Elis Gurin, i kthen Shqipërisë medaljen e artë!

Atë që Elis Guri i dhuroi Bullgarisë, medalje

Atë që Elis Guri i dhuroi Bullgarisë, medalje ari në Botëror, pak vite më parë, ia kthen tani Shqipërisë, Zelihmkan Abakarov. Ishte e shkruar që Shqipëria të kishte një kampion bote në mundje, në këtë sport elitar, shumë i vjetër dhe shumë i dashur për shqiptarët.



Sigurisht që bota ka ndryshuar, më në fund, Shqipëria pasi i dhurojë shumë shteteve sportistë që prekën majat e botës, më saktë nuk ishim të zotë ti mbanin e ti dhuronin kushte, erdhi dita që edhe Shqipëria të gëzojë fal një mundësi nga çeçenia, i natyralizuar si shqiptar.

Zelihmkan Abakarov festoi si shqiptar, festoi me flamurin kuqezi, pasi Shqipëria dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Mundjes, besuan tek ai, i dhuruan kushtet e duhura që të shpallej kampion bote.

Nëse Shqipëria nuk do të besonte tek ai, Abakarov as që do të kishte mundësinë të garonte ketë Botëror, pasi edhe Federata Botërore e Mundjes, i ka bërë “bllok” sportistëve rus.

Fati ishte i shkruar i tillë, madje në versionin më të bukur, teksa Abakarov i shpall kampion bote nën flamurin shqiptar brenda në Beograd.

Në drejtimin e trajnerit të tij, Leonard Çakmashi, Abakarov zhvilloi një turne perfekt, një finale perfekte duke dominuar rivalin e tij Amerikan në çdo aspekt.

Pas Erkand Qerimaj në peshëngritje, Luiza Gegës në atletikë, Shqipëria arrin një sukses edhe më të madh, për herë të parë në histori kemi një kampion bote në mundje. 2022 është një vit i artë për Shqipërinë që do të kujtohet gjatë.