Lajme

Shkolla me koncesion/ Bashkia shpall kompanitë fituese, mes tyre Fusha

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e PPP-s

Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesin e PPP-së për ndërtimin e shkollave. Bëhet fjalë për një bashkim operatorësh ekonomikë, mes të cilëve dhe kompania e shumëpërfolur “Fusha”, e cila ka marrë një sërë tenderash në kryeqytet.

Mbi 1.74 miliardë lekë pa TVSH ose 14.3 milionë euro do të kushtojnë 4 shkollat e reja që do ndërtohen nga privati në 7 vitet e ardhshme.

Bashkia e Tiranës njofton se ka pranuar ofertën për procedurën e Partneritetit Publik-Privat bërë nga këta operatorë: “Alba Konstruksion”, “Fusha”, “Ed Konstruksion”, “A&E Engineering”, “Son Engineering and Construction” dhe “Erzeni” .

Kontrata koncesionare ka për objekt, projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaundimin e katër objekteve arsimore.  Shkollat e reja do të ndërtohen në Njësitë Administrative 2 dhe 8.


Etiketa: , , , , , ,