Lajme

Shkoi për vizitë te Erdogani, Von der Leyen mbetë në këmbë në takim (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von d

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është vënë në një pozitë të vështirë në vizitën e saj të zhvilluar në Turqi, derisa u takuat me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, njofton Insajderi.

Von der Leyen këtë vizitë e zhvilloi bashkë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, derisa temë diskutimi në takimin me Erdogan ishte emigracioni dhe veprimet e njëanshme të Turqisë kundër Greqisë dhe Qipros.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga ky takim, derisa të pranishmit në këtë takim po zinin vendet e tyre, Von der Leyen mbeti në këmbë duke i shikuar e tronditur Erdoganin dhe Michellen kur kuptoi se nuk kishte karrige për të.

Ky moment jo shumë i këndshëm për të paren e Komisionit Evropian ndodhi në Pallatin Presidencial, por që më në fund, Presidentja e KE-së u ul në një divan përballë Ministrit të Jashtëm turk Mevlyt Çavushoylu. /Insajderi.com