Bota Lajme

Shkoi për pica, kamarieri bën për spital 18 vjeçaren

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Angli, ku një nënë 18 vjeçare u dhunua nga kamarieri, pa asnjë arsye, thotë e reja.

Sipas rrëfimit të saj, nëna e re kishte shkuar në lokal për të marrë picën që kishte porositur, ku papritur e gjeti veten në dysheme, me gjak në fytyrë.

Më përplasën në banak, rashë për tokë. U ngrita dhe u largova, por ata më ndoqën. Gjithashtu kamarieri bashkë me shokun e tij sulmuan dhe një burrë tjetër përveç meje. Me vrap shkova dhe i denoncova në polici”, thotë 18 vjeçarja.

Ajo thotë se ka marrë plagë të rënda në kokë, dhe sipas mjekëve është goditur me sende të forta.

Në momentin që policia arriti në vendngjarje, kamarieri ishte larguar.

E reja thotë se incidenti i ka lënë me trauma dhe se tashmë ajo ka frikë të dalë nga shtëpia.

“Nuk e di pse ma bënë këtë. Unë kurrë nuk kam pasur probleme në atë lokal”, thotë 18 vjeçarja për Mirror.