Shëndetësi

Shkenca tregon cilat grupe të gjakut janë më rezistente ndaj Covid-19

Sipas një studimi të ri shkencor kanadez, grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me Koronavirus. Në bazë të të dhënave të hulumtimi më të fundit, njerëzit me grupin e gjakut C kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me Koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Gjithashtu, personat me një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me Koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv.

Gjithashtu, njerëzit me grupin e gjakut C kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me  grup gjaku negativ O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Sipas studimit rreziku i infektimit nga  SARS-CoV-2 është 15% më i lartë për grupin AB se sa për grupin A dhe 5% më i ulët për grupin C sesa për grupin  A. Personat me grupin B kanë një rrezik 21% më të lartë të infektohen me  Covid-19 sesa ata me grupin A.