Opinione

“Shkëlqimi dhe rënia e carit të dehur të Rusisë”

Bill Clinton dhe Boris Yeltsin kishin një marrë

Bill Clinton dhe Boris Yeltsin kishin një marrëdhënie të çuditshme, shkruante shtypi amerikan i atyre viteve(bëhet fjalë për 1994-1999). Ishte koha kur presidenti rus i dha presidentit amerikan një pale të uniformave sportive të hokej mbi akull, dy fanella që shkruanin “Yeltsin 96” dhe “Clinton 96”.

Mirëpo, ajo që shkatojë një “çudi” të jashtëzakonëshme ishte gjithashtu koha kur në Shtëpinë e Bardhë, në një konferencë shtypi mes burrshtetash, dy liderit botëror Presidenti i SHBA, Bill Klinton dhe ai i federatës Ruse, Boris Yeltsin(Jelstin) shumë pranë njëri tjetrit , para microfonit dhe gazetarëve, amerikan e rusë, Klinton e Jelstin, ndërsa po pyetshin nga gazetarët, : Klinton ngriti lart të qeshurit e tij, “të qeshura me lotë”, sa që nuk përmbahej në pak çaste, kur Jeltsin e quajti Presidentin Clinton se ai ishte “një katastrofë”, në një konferencë shtypi.

Akoma, nuk ka ndonjë sqarim të vërtet se çfarë ndodhi në atë konferencë shtypi, me të qeshurit me “lotë” të Presidenti Klinton!.

Por një pjesë e gazetarve që ishin në konfererencën e shtypit, e komentuan me vonë, se “ Presidenti i federatës Ruse, Boris Yeltsin(Jelstin) pranë njëri tjetrit , në këtë konferencë shtypi, me Presidentin Klinton, ashtu i dehur, i ka “shpëtuar një pordhë – Farted!!!”, çka shkatoi dhe të qeshura të forta( të qeshur me lotë) të Presidentit Klinton.

Por, shtypi amerikan mbase incidentin më të çuditshëm në marrëdhëniet e tyre profesionale, ka konisideruar atë kur Boris Jeltsin, u deh dhe u end nëpër koridoret e hotelit me të brendshme(brek e kanatiere), duke u përpjekur të dilte në rrugë e të merrte një pizza, në dyqanin afër hotelit, ku qëndronte, hotelin “Blair House” në Washington D.C. .

Ky incident, po simbas shtypit amerikan ndodhi gjatë takimit të parë të Yeltsin dhe Clinton në Uashington në Shtator 1994.

Megjithëse, kishte raporte të vëzhguara të medias për të gjatë viteve, nuk u raportuan incidentet gjerësisht deri në 2009, vetem athere kur autori Taylor Branch, botoi librin e tij “The Clinton Tapes”.

“Agjentët e Shërbimit Sekret zbuluan se Yeltsin kishte dale nga hoteli i vetëm në rrugën Pennsylvania Ave., totalisht i dehur, i veshur vetëm me të brendshme, duke ngritur dorën për një taksi,” shkroi Branch në librin e tij.

“Jeltsin i turbulloi fjalët e tij – si një i dehur komplet në një debat të fortë me agjentët e hutuar. Ai nuk donte të kthehej në “Blair House”, hotelin ku po qëndronte në Washington D.C. Ai donte një taksi për të dalë për bler pica ” shkruan në librin e tij Taylor Branch “The Clinton Tapes”, bazuar në intervistat e tij me presidentin.

Kur gazetarët e pyetën Clintonin, për këtë rast mbasi ai la Shtëpinë e Bardhë, se si përfundoi situata, presidenti ngriti supet dhe tha: “Epo, ai mori picën e tij”.

Por natën tjetër, kujtoi Klinton, kur Jelcini u përpoq ta bënte përsëri, por kësaj radhe i veshur dhe me protokoll”.

Fatkeqësisht, këto “arratisje” gjatë natës, në hotelin ku qëndronte Presidenti i federates ruse, Boris Yelstin, ilustruan një problem më të madh që Yeltsin kishte me alkoolin, do të shkrunate shtypi amerikan.

Gazeta më e madhe në vend “Washington Post” ka raportuar se gjatë konferencës për shtyp të vitit 1995 ku Yeltsin e quajti shtypin amerikan “një katastrofë”, ai ishte i dehur, kishte konsumuar shumë gota me verë të bardhë, shkruante Post.

Në një artikull tjetër të Postit, ish-zv / sekretari i shtetit nën adminsitratën Klinton, sugjeroi që arsyeja që presidenti amerikan kishte qeshur kaq shumë me “batutën” e “katastrofës” së Yeltsin ishte sepse ai po përpiqej të mbulonte se sa i dehur ishte presidenti rus.

Një herë tjetër, Yeltsin thuhet se thirri Clinton”paritur” ndërsa ishte i President, dhe i kërkoi atij që të mbante një takim të fshehtë në një nëndetëse, ruse.

Gazetareët amerikan thanë se gjatë presidencës së Yeltsin nga 1991 në 1999, alkoolizmi i tij, u përkeqësua deri në pikën ku ai shpesh pengohej dhe rrëzohej.

Ai gjithashtu shfaqi sjellje të papërshtatshme në kamera, të tilla si kur “mbërtheu” nga të pasmet e tyre, disa nga sekretaret femra ato të bukurat ruse, para kamerave të reporterëve. Këto “llogje” të kohës së Presidencës Boris Yelstin, tani janë bërë pjesë e trashëgimisë së tij si një udhëheqës botëror.

Mirëpo pas vdekjes së tij në 2007, gazeta gjermane “Der Spiegel” e nisi shkrimin e saj nekrologjik, në faqen e pare të saj, me një titull të forte : “Shkëlqimi dhe rënia e carit të dehur të Rusisë”.

Image
Image
Image
Image