Opinione

Shkatërruesit e procesit të arsimit në Kosovë!

Arsimin dhe Edukimin e kam dashure gjithmonë që

Arsimin dhe Edukimin e kam dashure gjithmonë që nga fëmijëria.

Kjo dëshirë më ka orientua të përcaktohem dhe shkollohem në profesionin e Pedagogut, e deri tek Drejtori i Shkollës.

Populli Shqiptarë për shkak të vuajtjeve të shumta dhe mungesës së plotë të lirisë prioritet dhe dëshire të kamotshme ka pasur shkollimin e djemve dhe vajzave edhe përkundër vështirësive dhe kushteve të rëndëve ekonomike.

Shkolla Shqipe gjatë shekullit të kaluare ishte lokomotivë në ndryshimin e gjendjes ekzistuese në nivelit e arsimit, dhe edukimit. Këto ishin institucione të cilat drejtë për drejtësi kontribuuan në ngritjen e vetëdijes dhe emancipimin, politikë, kulturor dhe kombëtarë të qytetareve.

Mjerisht që nga pas lufta në Kosovë sistemi i arsimit dhe edukimit është degradua skajshmërish dhe ka arriture në një situatë të dhimbshme për vendin.

Arsimi sot në Kosovë është bërë poligon dhe eksperiment i interesave më të ndryshme të partive politike dhe grupeve të interesit të cilat në mënyrë sistematike i kanë zhvatë vlerat edukative, arsimore dhe shkencore në këto institucione.

Partitë politike dhe grupet e interesit kanë ndërhy vazhdimisht dhe ndikuar në përzgjedhjen dhe emërimin me porosi të një numri të konsiderueshëm të profesorëve me libreza partiake të cilët më vonë shërbyen edhe si bartës të programeve dhe kulikulave shkollore, të cilat koha dhe rrethanat i qiti në shesh si ide dhe programe të dështuara.

Duhet theksuar se në emër të Arsimit të Republikës së Kosovës, përkatësisht në emër të Sindikatës ka vite që vepron një bërthamë apo [byro] e cila sahere që skena politike në Kosovë ka turbulenca apo në prag të zgjedhjeve të përgjithshme kjo “Organizata Sindikale SBASHK-u” aktivizohet në emër të punëtoreve të Arsimit duke kërcënua me greva dhe protesta dhe duke dalë mbi institucionet përkatëse legjitime të Qeverisë dhe Shtetit të Kosovës. Kjo Sindikatë e cila në programin e sajë do duhej të mobilizohej që nëpër shkollat tona ta nxisë aksionin përmes garave të diturisë.. për nxënësinë më të mirë në klasë për klasën më të suksesshme për punëtorinë më të dalluar dhe për shkollën e cila arrin notën më të lartë në procesin mësimorë kjo është shndërruar në agjentë të politikave ditore.

Viti që shkojë edhe arsimi u goditë nga Pandemia duke u ndërprerë mësimi në shumë shkolla dhe institucione arsimore për të vazhduar kohë pas kohe përmes metodave Online, me shumë improvizime. Pa dyshime se kjo metodë e punës do të ulin edhe më shumë cilësinë dhe suksesin në përgjithësi të nxënëseve gjithandej Kosovës.

Ky shtab sindikalë i përberë nga disa emra të njohure për opinionin e të cilët vite me radhë marrinë paga të majme dhe janë mirë të akumudum dhe me privilegje të caktuara fare nuk qanë kokën për ngritjen e cilësisë në arsim dhe shtimin e përgjithësisë të stafit arsimorë për ndryshimin e gjendjes në kuptimin pozitivë si misione shtetëror dhe kombëtar.

Veprimet e tyre “sindikale” {politike} kanë ndikua drejtpërdrejtë edhe në vlerësimin e gjendjes në Arsimin Kosovarë me testin “PISA”.

Se me të vërtet Shoqëria Kosovare është në krizë të thellë tregojnë edhe kërkesat e pa arsyeshme dhe të pa mundshme për tu realizuar përshkak të gjendjes së vështirë ekonomike përshkak të mungesës së buxhetit të Shtetit, i cili gjithnjë më shumë po zvogëlohet. Mjerisht aktivizimit i këti grupi sindikal po i ndihmojnë edhe disa mjete të informimit të cilat më së paku e njohin dhe e zbatojnë misionin e tyre. Këto mjete të informimit edhe më shumë po e godasinë arsimin dhe edukimin duke e politizue gjendjen dhe duke i promovue këta sindikalistë të cilët flasinë në emër të punëtoreve të arsimit.

Shtrohet pyetja kah të sigurohen parat për rritjen e rrogave, kur i madhe e i vogël janë ngritë në këmbë, për ta rrëmbyer kulaçin e Shtetit, në kohën kur shkalla e zhvillimit ekonomikë në Kosovë ka ramje deri në 7-8%.

Në funde më thotë mendja se”Syri i unët mundë të ngihet vetëm atëherë kur e mbulon dheu”. Kam frikë se Republika e Kosovës duke shpërndarë dhe harxhuar buxhet pa mendua fare për të nesërmën dhe sfidat të cilat e presin këtë vende rrezikon edhe bankrotimin e shtetit.