Sport

Shkaqet e “divorcit” me Deden, Refik Halili sulmon Hafizin: Nuk shkon dot në Shkodër se e hedhin nga ura e Bunës, trajneri i ri…

Pas deklaratës së Nevil Dedes, që u largua nga

Pas deklaratës së Nevil Dedes, që u largua nga drejtimi i Tiranës, për “Supersport”, ka folur edhe presidenti Refik Halili, i cili ka sqaruar edhe shkaqet që sollën këtë “divorc” mes palëve. Halili ka sulmuar drejtpërdrejtë Astrit Hafizin, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit ku foli për Grent Halilin. Presidenti bardheblu ka thënë se Hafizi për shkak të të kaluarës së tij, nuk mund të shkojë dot në Shkodër, pasi e hedhin nga ura e Bunës.





“E falenderoj pamasë Nevilin për korrektësinë, për të vërtetën që ai tha. Janë të gjitha të sakta. Çdo gjë është për të mirën e skuadrën. Që Tirana të eci përpara, është familja bardheblu, pastaj vijmë ne të tjerët.

Jam njeriu që kam thënë që do t’i kërkoj trajnerit që të kemi 5 lojtarë të akademisë në formacionin. Nuk kam qenë i çmendur që kam thënë kështu. Kam aq miq aq shokë aq trajnera që i pyes dhe i marr mendime.

Kërkesat për Muçin, Gecin dhe Çelhakën janë lumë. Unë kam rezistuar, nuk jam i çmendur që mos fus lojtarët e akademisë, por duam edhe rezultate, duam të dalim kampion. Kemi qenë të kujdesshëm, dhe e kam lënë trajnerin të veprojë.

Jam i kënaqur, atë kontingjent ka pasur, ke menduar me Mukën që do bëjmë këtë gjë. Fakti është që nuk kemi pasur rezultate pozitive.

Ky klub nuk imponon askënd, nuk i merr askujt asnjë kafe. Duhet pak frymëmarrje për të arritur edhe rezultatet që ne na nevojiten.

Nuk e kam shitur kurrë Tiranën, nuk kam bërë asnjë poshtërsi. Kur dëgjoj njerëz që flasin sipas dëshirës së tyre, siç ishte rasti i profesor Hafizit. Ai u largua nga Tirana, i ka marrë financat që ka pasur, e ka larë dhe kreditë që kishte. Ka ardhur dhe te Vila Goldi ka ndenjur me muaj dhe javë. Ishte trajner i akademisë tonë. Gjithsesi prapë jemi ulur kemi ngrënë dhe kemi pirë. Unë jam treguar tolerant. E kam treguar edhe me Mirel Josën, Starovën, jemi miq, vazhdojmë e takohemi.

Rezultatet pasqyrojnë dhe presioni nga tifozeria të dertojnë të bësh edhe ndryshime. Për trajnerët, pavarësisht se kemi përfunduar keq, unë nuk bëra ndryshime. Memën e mora me shumë qejf dhe e vendosa aty, nuk e imponova as Egbonë. Nuk iu kam thënë asgjë. Mbi të gjitha është Tirana pastaj të tjerë. Hafizit i uroj që nipërit e tij të bëhet mbretërit  e botës, por Hafizi nuk mund të shkojë dot në Shkodër dhe të kaloj pasi e hedhin nga ura e Bunës dhe e njohin të gjithë se kush është ai. Shpresoj që klubi të eci përpara.

Kur dëgjoj Hafizin se flet për djalin tim, i cili ka një jetë në futboll. Unë do i thoja Hafizit, se djemtë e tij ishalla të bëhen sa më të mëdhenj dhe të mos kenë fatin e djalit tim. Nuk i lejohet atij të flasë për djalin tim dhe të tjerëve. Nevilit do i jem mirënjohës. Do bashkëpunoja me atë në mënyra që doja unë. Nuk mund të më përmendet fëmija. Jo 1 në 2 të flasin për djalin tim. Nuk mund të bëhet kështu që të merreni me djalin tim. Këta njerëz që flasin për djalin tim janë të paguar të flasin për këtë. Është një djalë shembullor, nuk bën presion se është djali i presidentit. Dalin disa njerëz që kanë humbur. Matraxhiu nuk e di çfarë lidhje ka me futbollin.

Ju keni marrë në intervista edhe Grentin. Unë këtë kërkoj. Unë mund të jem i vetmi baba, që edhe bashkëshortja më ka thënë, se të gjithë punojnë për të mirën e fëmijës, ndërsa ti je kundër. Te kjo punë unë nuk hy te trajneri, duke i thënë se fut djalin tim. Djalit i kam thënë luaj futboll. Unë nuk mund t’ia heq të drejtën atij, ka filluar që i vogël të luajë. Nuk më intereson se luan bukur djali apo rri në stol, më interesojnë rezultatet. Këtu nuk është momenti për të folur për djalin tim. Unë po them se e shikoj skuadrën se është e kompletuar me lojtarë të mirë. Kemi 6-7 lojtarë të Kombëtares. Doka ishte i lirë. I kam uruar sukses dhe i kam thënë që shpresoj të eci më lart.

Unë jam 7 pikë larg vendit të parë, kështu them unë, ju thoni 16 pikë. Kështu e shikoj unë si president i Tiranës. Tirana ka lojtarë të mirë. Kampionati është i gjatë, por edhe i shkurtër

Do të vazhdojmë të punojmë, do të jemi shumë të kujdesshëm për të bërë më të mirën për klubin tonë. Trajneri i ri? Nuk jam në gjendje që të përcaktoj. Kohë nuk ka. Do të mendohem, do ta shikoj dhe do të vendosim. Kur ta vendosim do t’iu njoftojmë.”, u shpreh Halili.