24 orë+ Lajme

Shkaku i problemeve shëndetësore, Isa Mustafa nuk do të mund ta kryente punën e presidentit

Në emisionin “PA MASKË”, deputeti Haxhi Avdyli ka shprehur bindjen se zgjedhja e presidentit do të duhej të bëhej nga një një parlament i ri, jo ky i tanishmi. Ai ka folur edhe për ambicien e Isa Mustafës për të qenë në krye të këtij posti, ndërsa si profesionist shëndetësor ka shprehur mendimin se shkaku i problemeve shëndetësore, Isa Mustafa nuk do të mund ta kryente punën e presidentit.

“Puna e presidentit siç duket është bë mollë sherri e këtyre partive sepse janë tre pretendetë dhe është vetëm një karrige dhe mendoj që kjo karrige nuk po i akomodon këto tri parti, këto tri ambicie. Z. Mustafa e dimë edhe gjatë vitit të kaluar se edhe vonimi i koalicionit me Vetëvendosjen me muaj të tërë  ishte posti i presidentit… ndërsa, me z.Haradinaj asnjë llaf nuk është bë rreth Presidentit. Është nënshkruar një marrëveshje, asnjë llaf nuk është bë për programin dhe vetëm janë ndarë postet për një ditë, sikur kanë qenë ta gatshme këto. Si duket ky koalicioni me AAK-në dhe NISMA ka qenë shumë më herët, por në fund janë paraqitur ato”, ka thënë deputeti Avdyli duke e mbështetur në faktet se thënë se që në fillim të vitit kjo marrëveshje ka qenë e gatshme duke menduar se nuk do të arrihet koalicioni i LDK-së me Vetëvendosjen dhe se nuk do të shkarkohej Glauk Konjufca nga pozita e kryeparlamentarit.

“Unë mendoj edhe një çështje tjetër, për shkak të respektit personal ndaj z. Mustafa, unë mendoj që z.Mustafa për shkak edhe të problemeve shëndetësore, pa marrë parasysh se ndoshta edhe mund ta luajë atë rol të mirë të presidentit, nuk e kisha parapëlqyer… E zgjodhëm kryetar partie, por përgjegjësia e të qenurit President i Kosovës kur duhet të udhëtosh në Nju Jork, ne Japoni apo kudo jashtë shtetit, në gjendjen të cilën e ka fatkeqësisht dmth, sepse në aspektin profesional unë ia dua të mirën z.Mustafa, por edhe shërimin dhe i dëshirojë jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme, mendoj që pertej asaj politikës, edhe ky faktor sepse ky nuk po përmendet askund, pra faktori shëndetësor, është e pamundshme që ta kryej këtë detyrë”, ka deklaruar Avdyli.

Deputeti Haxhi Avdyli, po ashtu, ka shprehur bindjen se zgjedhjen e presidentit duhet ta bëjë një parlament i ri, jo ky i tanishmi./24-ore.info