Shqipëri

Shirat shkaktojnë përmbytje në Vlorë

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira p

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për banorët e Vlorës në Shqipëri, të cilët duhet të përballen me përmbytjet sa herë që ka reshje shiu.

Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intensitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë.

Në disa lagje të qytetit uji arrin madje deri në 50 cm. Që nga mbrëmë gjendja edhe sot mbetet problematike, pavarësisht angazhimit të ekipeve të punonjësve të ujësjellësit dhe kanalizimeve.