Maqedoni

Shilegov: Do të digjitalizohet bredhi në sheshin e Shkupit

Kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbrëmë gjatë raportimit për punën e tij, njoftoi se këtë Vit të Ri, pema e krishtlindjeve në sheshin e Shkupit do të digjitalizohet.

Shilegov theksoi se bredhi së bashku me Vinterlend, janë prioritet në përpjekjet për ta bërë Shkupin një destinacion më tërheqës për rajonin.

“Vitin e kaluar kur promovuam Vinterland kemi hasur në skepticizëm, por pastaj doli që ai vend u vizitua. Vitin e kaluar nuk kishte asnjë njeri nga Shkupi, ndoshta edhe nga Maqedonia që nuk kishte të paktën një fotografi nën pemën e Krishtlindjes. Këtë vit do të ketë një risi, pema do të digjitalizohet, por do ta shihni. Le të mos flasim dhe të mos zbulojmë gjithçka paraprakisht”, pohoi Shilegov.

Loading…