Sport

Shikimi i frikshëm që Messi ia bëri Valverdes te goli i Slavia Pragës

18:09 | 24 Tetor 2019

18:09 | 24 Tetor 2019

Barcelona mori fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, por nga ndeshja me Spartën, më shumë janë njxerrë përfundime negative sesa pozitve.

Pas një fillimi të mirë të ndeshjes ku shënuan me anë të Lionel Messit, loja e Barcelonës filloi të kishte rënie, duke ardhur deri te barazimi i rezultatit nga vendasit.

Goli i Slavias nuk u prit mirë në kampin katalan, sidomos te Lionel Messi.

Ylli argjentinas dukej se kishte diçka me trajnerin Ernesto Valverde, të cilin e shikoi për një kohë, sikur donte ta kritikonte për golin e vendasve.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi përsëri për 1:2, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja./Lajmi.net/