Sport

Shfaqen vonesa në rinovimin e kontratës së Ibrahimoviçit me Milanin

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontr

Dje duhej të ishte dita e zyrtarizimit të kontratës së Zlatan Ibrahimoviçit për sezonin e ri me Milanin, por firmat e nënshkrimeve duhet të shtyhen, njofton Insajderi.

Asnjë problem me marrëveshjen e cila është arritur tashmë mbi bazën e një rroge prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus 500 mijë euro të tjera në formë bonusesh.

Vonesa, vjen si pasojë e një vizite të sulmuesit në Suedi. Ai nuk do të jetë me Milanin sepse është i diskualifikuar, ndaj me lejen e klubit është larguar për në atdhe për arsye personale.

Vetëm pas kthimit të tij në Milano do të mund të ketë një zyrtarizim të akordit që nuk u cënua as nga polemikat e shumta që kanë shoqëruar Ibrën në javët e fundit. /Insajderi.com