Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës ndalon vizitat familjare në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës  ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në numrin në rritje të rasteve me COVID 19 dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, ka njoftuar SHKK përmes një njoftimi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas këtij shërbimi vendimi do të hyjë në fuqi që nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësojnë telefonatat me të shpeshta dhe përmes sistemit të komunikimit virtual përmes  SKYPE sipas procedurave  institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi të përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Ky vendim nuk do të vlejë për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe  mbrojtësit  rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.