Lajme

S’heq dorë nga Festivali i RTSH-së, Diana Ziu letër publike Ramës

Pas letrës publike drejtuar producentes Vera G

Pas letrës publike drejtuar producentes Vera Grabocka për Festivalin e Këngës në RTSH, kompozitorja Diana Ziu ka vendosur t’i drejtohet edhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ziu e akuzon në mënyrë të tërthortë për mënyrën sesi po procedon producentja Grabocka me Festivalin e 58-të të Këngës.  Kompozitorja nuk ngurron më tej t’i shtrojë pesë pyetje, ashtu sikurse edhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“1.Pse nuk ka një ekip kontrolli për procedurat e konkurimit, të shkelura me fakte publike? 2.Si mund të mos ketë as rregullore të miratuar, as një këshill artistik për një aktivitet që menaxhon mbi 400 milionë lekë fonde publike? 3.Si janë shpallur këngë fituese materiale të cilat nuk janë shkruar apo përfunduar ende dhe sot?

4.Si është e mundur që mekanizmat për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, vetëm në festivalin e RTSH-së nuk ndërhyjnë dot? 5.A e keni forcën të urdhëroni nga lart që të mos përdhoset krijimtaria kombëtare, apo i vetmi urdhër nga lart për këta njerëz është vetëm ai i Krijuesit?”-ka shkruar Diana Ziu.

Lexo edhe:

Festivali i RTSH-së/ Diana Ziu-Vera Grabockës: Mos u ngopsh me lekë!


Etiketa: , ,