Lajme

Shënjestrohen edhe tri raste të reja nga Prokuroria Speciale, të përfshirë 48 persona

Prokuroria Speciale ka shënjestruar tri raste të reja për vepra të ndryshme penale. Në këto tri raste janë përfshirë 48 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Prokuroria, përmes një komunikate drejtuar mediave.

Në rastin e parë të shënjestruar janë të përfshirë 17 persona, për veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,  dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Në rastin e dytë i  shenjëstruar janë të përfshirë nëntë persona për veprat penale “Krim i organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Ndërkohë, në rastin e tretë janë të përfshirë 22 persona, për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.