Maqedoni

Shembjet e dheut po e vështirësojnë komunikacionin në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Koçan

MIA

Në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Koçan sot në mëngjes komunikacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak shembjes së dheut. Shoferët të cilët qarkullojnë në këtë relacion, njoftojnë se shembjet gjenden rreth 100-150 metra para të ashtuquajturës gurores në afërsi të vendit “Drakite”.

Nga Rrugët e Maqedonisë e konfirmuan rastin, me ç’rast theksuan se ekipet e tyre janë në terren, me qëllim t’i pastrojnë shembjet e dheut.

Ndërkohë për shkak rrugëve të lagështa nga LAMM rekomandojnë drejtim të kujdesshëm dhe kujdes prej shembjeve të dheut që janë të shpeshta në këtë pjesë të shtetit në aksin rrugor Koçan-Makedonska-Kamenicë-Dellçevë dhe Vinicë-Berovë./MIA

Loading…