Kronika e Zezë

SHBA/ Shoku e qëllon me thikë në gjoks, 15-vjeçarja e mban sekret nga prindërit dhe ndërron jetë pasi shkon në shtrat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, me një 15-vjeccare e cila është qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshje.

Elizabeth Kindsfater është plagosur me thikë në gjoks nga bashkëmoshatari i saj.

“The Mirror” raporton se i riu e ka goditur me thikë në një përleshje midis 3 grupeve të rinjsh meshkuj dhe femra. Djemtë kishin pirë alkool para zënkës, edhe pse akoma nuk dihet nëse edhe vajzat kishin konsumuar alkool në atë kohë.
Elizabeth arriti të shkonte në shtëpi vetëm pavarësisht se ishte e plagosur. Ajo shkoi direkt në shtrat pa treguar prindërve të saj se çfarë kishte ndodhur.

Më vonë, gjendja e saj u përkeqësua dhe kur u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta shpëtonin dot për shkak të vonesës dhe gjendjes së rënduar .

Policia ka arrestuar një djalë 16 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën, e cila më pas humbi jetën.

Autoritet thanë se është gjetur një thikë në shtëpinë e të dyshuarit, e ngjashme me atë që ka goditur vajzën. Ekspertët e mjekësisë ligjore aktualisht po e analizojnë atë.

Një zëvendës i policisë tha: “Tani për tani, ngelet të besojmë se nxënësja e shkollës u vra për shkak të armiqësisë midis viktimës dhe të dyshuarit pasi ajo e fyente atë.” Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.