Shëndetësi

SHBA regjistron 42 mijë raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  të paktën 42 mijë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Duke e dërguar në total shifrën me 7 milionë e 234 mijë e 257 raste me të infektuar  dhe 206 mijë e 932 të vdekur në këtë vend, thuhet sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.