Lajme

SHBA: Personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19 mund të tubohen pa mbajtje të maskave

Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të

Qendra Amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) bëri të ditur se personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Coronavirusit të ri (COVID-19) mund të mblidhen pa mbajtjen e maskave mbrojtëse, transmeton Insajderi.

CDC njoftoi se shtetasit amerikanë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19 do të jenë të sigurt dhe mund të mblidhen pa nevojën e mbajtjes së maskave, me kusht t’i përmbahen rregullit të distancimit fizik, raporton Anadolu Agency (AA).

Një person që ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës pas dy javësh do të konsiderohet plotësisht i mbrojtur nga COVID 19.

CDC deklaroi se të rriturit që janë vaksinuar do të lejohen të takohen me nipër dhe fëmijë të shëndetshëm nën të njëjtën çati.

Drejtoresha e CDC-së dr. Rochelle Walensky, theksoi se në luftën kundër pandemisë së COVID-19, është shumë e rëndësishme të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Ajo shtoi se ky është “hapi i parë” drejt kthimit në normalitet kur njerëzit do të jenë në gjendje të mblidhen përsëri të sigurt, duke theksuar se ulja e numrit të rasteve të infeksionit dhe vdekjeve gjithnjë e më shumë do të zbuten dhe masat ekzistuese kufizuese.

Sipas të dhënave të CDC-së, deri tani janë vaksinuar rreth 31 milionë amerikanë.

Nga ana tjetër, guvernatori i Wyoming-ut, Mark Gordon, deklaroi se në tërë shtetin federal do të hiqen masat e mbajtjes së maskave dhe nga 16 marsi do t’u mundësohet restoranteve, bareve, teatrove dhe qendrave të fitnesit të vazhdojnë me punën normale.

Gordon e arsyetoi vendimin për heqjen e ndalimeve me numrin në rënie të rasteve aktive dhe shtrimeve në spital për shkak të COVID19, si dhe procesin e vaksinimit në shtet. /Insajderi.com