Lajme

SHBA-ja raporton 2.570 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në

Numri i personave të vdekur nga Coronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 559.118, prej të cilëve 2.570 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Insajderi.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.923.841, me 74.704 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,68 milionë raste të konfirmuara dhe 59.993 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 109 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 64 milionë dozën e dytë. /Insajderi.com