Lajme

SHBA: Dy të vdekur nga një sulm gjatë “Black Friday”

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të arm

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të premten në një qendër tregtare në shtetin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Insajderi.

Siç raportohet, një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Sacramento-s njoftoi se ende nuk është gjetur identiteti i sulmuesit, i cili zgjodhi një qendër tregtare me dendësi të lartë për shkak të “së Premtes së Zezë (Black Friday)”, ditë e cila në vend shënon nisjen e sezonit të shopingut. /Insajderi.com