Lajme

SHBA dhe anëtarët e marrëveshjes bërthamore të Iranit do të takohen javën e ardhshme në Vjenë

Anëtarët e marrëveshjes bërthamore të Iranit dh

Anëtarët e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe Shtetet e Bashkuara do të vizitojnë Vjenën javën e ardhshme në përpjekjen e parë për të filluar negociatat ballë për ballë për të shpëtuar paktin që kur administrata e Biden hyri në zyrë, tha një zyrtar i lartë i administratës, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Zyrtarë të lartë nga qeveritë e Iranit, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Rusisë, Kinës, SHBA dhe BE do të jenë të gjithë në të njëjtin qytet. Zyrtarët amerikanë dhe iranianë nuk do të takohen drejtpërdrejt, por ekipi amerikan planifikon të takojë zyrtarë nga vendet e tjera që janë nënshkruese të marrëveshjes, tha zyrtari i lartë i administratës.

Është e paqartë për sa kohë do të zgjasin takimet, tha zyrtari. Takimi u raportua për herë të parë nga “The Ëall Street Journal”. /Insajderi.com