Shëndetësi

SHBA autorizon vaksinat përforcuese të Covid-it për fëmijët 5 deri në 11 vjeç

Fëmijët deri në pesë vjeç në Shtetet e Bashkua

Fëmijët deri në pesë vjeç në Shtetet e Bashkuara tani do të mund të marrin një dozë përforcuese të vaksinës Covid-19 të Pfizer, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi fëmijët në grupin 5-11 që të marrin përforcuesin në mënyrë që të “sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme kundër Covid-19”, tha në një deklaratë komisioneri i FDA, Robert Califf.

Një komitet ekspertësh nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është planifikuar të takohet të enjten për këtë çështje.

Fëmijët do të të marrin përforcuesin të paktën pesë muaj pas përfundimit të dozave të tyre fillestare të vaksinës. Doza është 10 mikrogramë si për injeksionet fillestare ashtu edhe për përforcuesin, krahasuar me 30 për ato 12 vjeç e lart.

Autorizimi vjen pasi rastet e Covid janë në rritje në Shtetet e Bashkuara, me rreth 90,000 raste të raportuara në ditë. Shtohen edhe shtrimet në spital.

“Ndërsa ka qenë kryesisht rasti që Covid-19 tenton të jetë më pak i rëndë te fëmijët sesa të rriturit, vala e omicron ka parë më shumë fëmijë që sëmuren nga kjo sëmundje dhe janë shtruar në spital. Këta fëmijët gjithashtu mund të përjetojnë efekte afatgjata, edhe pas fillimit të sëmundjes”, tha Califf.

Ka 28 milionë fëmijë që i përkasin grupmoshës 5-11 vjeç në Shtetet e Bashkuara. Ka pasur 4.8 milionë raste me Covid-19 dhe rreth 360 vdekje mes tyre deri më tani, sipas shifrave të CDC.

Kjo grupmoshë ka pasur të drejtë të marrë dy dozat fillestare të vaksinës Pfizer që nga nëntori i vitit 2021, por më pak se 30 për qind e tyre deri më tani.

FDA përsëri theksoi të martën rëndësinë e vaksinimit për të parandaluar rastet e rënda të Covid-19.

Fëmijët nën pesë vjeç nuk kanë ende të drejtë  të vaksionohen, por një panel i pavarur ekspertësh është planifikuar të takohet në qershor për të shqyrtuar të dhënat e provave klinike nga Pfizer dhe Moderna për këtë grupmoshë.