Lajme

SHBA/ 5 mln $ për kokën e pasardhësit të Al Bagdadit, Al Haxh Abdullah

ISIS-i ende nuk ka dalë me një deklaratë mbi

ISIS-i ende nuk ka dalë me një deklaratë mbi vdekjen e liderit të tij Abu Bakr al-Bagdadi, që u hodh në erë gjatë një sulmi nga forcat amerikane në veri të Sirisë.

Shumë po përflitet tani mbi pasardhësin e mundshëm të tij. Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter të martën se edhe “zëvendësuesi numër një i Abu Bakr al-Bagdadi është elelminuar nga trupat amerikane”. Trump shtoi, “Me shumë mundësi do të kishte zënë vendin e parë, por tani, edhe ai është i vdekur”.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se “Presidenti po i referohej zëdhënësit të ISIS, Abu Hasan al-Muhajir”, i cili u përshkrua nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të hënën si “numri dy” pas Al Abghdadit.

Ai u vra në një pjesë tjetër të Sirisë veriore nga aty ku vdiq Bagdadi, sipas Forcave Demokratike Siriane.

Por ndërsa al-Muhajir ishte një figurë e rëndësishme në përpjekjen për propagandimin e ISIS, disa analistë besojnë se një burrë tjetër, i cili ka të paktën tre pseudonime, është pasardhësi i mundshëm i Al Bagdadit. Disa dokumente të brendshme të ISIS i referohen atij si al-Haxh Abdullah, një dijetar religjioz për kokën e të cilit departamenti i shtetit ka vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Një ekip i AFP-së që arriti të hynte në një burg në Sirinë veriore, ku forcat kurde mbajnë nën kontroll ish-xhihadistë vendas e të huaj, solli dëshmi të njerëzve që tregonin pendim.

“Dua vetëm të dal nga burgu. Të kthehem pranë familjes sime, kaq dua”, shprehet Aseel Mathan, i burgosur nga Britania.

Por një ekip i CNN-it që ka arritur dhe të shohë nga afër gjendjen e disa të burgosurve, thotë se një pjesë e madhe e tyre i mbeten besnike organizatës së terrorit.


Etiketa: , , , ,