Lajme

Shala i PDK’së: Energjia në veri nuk duhet paguar, ka rritje të konsumit energjetik për 14%

Në komision për ekonomi kanë kaluar propozimet për mbulimin e shpenzimeve për energjinë elektrike të shpenzuar në veri .

Banorët serbë të cilët jetojnë në komunat me shumicë serbe në veri jo rrallë thonë se nuk e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Mirëpo edhe përkundër kësaj ata e shfrytëzojnë energjinë elektrike e cila shpërndahet nga kompanitë publike të shtetit të Kosovës.

E shpenzimet e energjisë së tyre tash e sa vite i mbulon buxheti i Qeverisë së Kosovës pasi që serbët nuk paguajnë rrymën.

Ndërkaq sërish çështja e pagesës së këtyre shpenzimeve është ngritur në Komisionin për Ekonomi.