Showbiz

Shakira dëshiron të jetojë në Miami, Pique “vë në lëvizje” avokatët! Ish-çifti i famshëm nuk u ‘shpëton’ dramave të divorcit

Mesa duket, edhe ndarja e çiftit Shakira-Pique

Mesa duket, edhe ndarja e çiftit Shakira-Pique nuk i ka shpëtuar dramave të shumicës së çifteve të divorcuar.



Sipas një emisioni të titulluar “Mamarazzis” në Spanjë, bëhet e ditur se këngëtarja e cila momentalisht është duke shijuar disa ditë pushime me fëmijët në Santander, preferon që të shpërngulet dhe të jetojë në Miami me fëmijët, Milan dhe Sasha.

Kjo pasi Shakira nuk nuk ka miq në Barcelonë.

Këtu ka nisur edhe problemi, pasi Gerard Piqué nuk dëshirojnë që ata të jetojnë aq larg.

Ai ka futur në lojë edhe avokatët, me anë të të cilëve ka dërguar një kërkesë që Shakira dhe fëmijët të mos largohen.

Në podcast-in e drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez, u tha edhe se emri i vajzës bjonde me të cilët Pique u fotografua nga paparazët pak kohë më parë dihej prej tyre, por se zgjedhin të mos e bëjnë publike pasi vajza nuk është pëersonazh i njohur.

Megjithatë sqarohet se vajza është një studente e drejtësisë.