Maqedoni

Shahpaska: Pushimi i lindjes do të zgjasë rreth një vit, edhe babai mund të marrë pushim nga puna

Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhëni

Me ndryshimet e reja në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, babai do të ketë mundësinë të përfshihet në pushimin e lindjes. Lidhur me disa nga ndryshimet e këtij ligji sonte, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sqaroi se me ndryshimet e reja, pushimi i lindjes do të jetë rreth 12 muaj, nga të cilët 5 muaj parashikohen si pushimi i detyrueshëm kurse pjesa tjetër mund të kombinohet me babanë.

– Advertisements –


Nisemi nga standardet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe këtu njihen tre kategori: pushimi i lindjes, atësia dhe prindërimi. Do të ishte një periudhë fleksibile e prindërimit, që njëri prind të heqë dorë nga një pjesë e së drejtës për atë leje prindërore prindit tjetër…do të kërkojmë të gjejmë ekuilibrin sepse mungesa shumë e gjatë e një gruaje nga tregu i punës e vë atë në një pozitë të keqe, “tha ministrja Shahpaska.